Milan në ethe, ja çfarë dënimi të rëndë po e pret nga UEFA

12:39 | 13 December 2018

Raportimet e fundit nga Italia thojnë se UEFA e ka shtyrë shpalljen e sanksionit të financiar të Fair Play të Milanit për nesër, për shkak të ndeshjes së Europa League qe do të luhen sonte.

Për shkak të Fair Play, Rossonerët fillimisht u ndaluan nga Europa League.

Por pasi ish-pronari kinez Yonghong Li u rrëzua nga Menaxhimi i Elliott, klubi iu drejtua Gjykatës së Arbitrazhit për Sport e cila ia mundësojë të luaj sërish në Europa League, përcjell ORAinfo.

CAS vendosi që Diavolo të rivendoset dhe ta kthejë çështjen në Organin e Kontrollit Financiar të UEFA-s për të vendosur një sanksion të ri.

Pritet që vendimi të merret sot, por Sky tani po raporton se UEFA do ta vonojë vendimin deri nesër.

Ka të ngjarë që Rossonerët të gjobiten, të monitorohen për tre vjet dhe të kenë kufij të vendosur në transferimet në skuadër. /ORAinfo/

Komento: