Drejtuesit e Milanit e kanë humbur besimin te trajneri aktual Genaro Gattuso.
Rosonerët po kërkojnë me ngulmë që të arrijnë marrëveshje me Antonio Conten për t’ia dhënë lamtumirën Gattusos.
Antonio Conte ka pranuar disa oferta nga klubet e ndryshme evropiane, andaj mund të rikthehet në futboll pas shkarkimit nga Chelsea në verën e kaluar.
Trajneri italian është duke u kërkuar me ngulm nga Milan, që ka humbur besimin në Gennaro Gattuson.
Rosonerët pritet ta shkarkojnë Rinon, pas ndeshjes së ardhshme në Serie A ndaj Genoas.
Milan e do Antonio Conten si trajner, andaj thuhet se ata do të transferojnë lojtarë në bazë të kërkesave të tij.
Sipas medieve në Itali, Conte në ditët në vijim pritet që të arrijë marrëveshje me Milanin, në mënyrë që të fillojë punën në San Siro nga janari.