Ylli i Atletico Madrid afër transferimit te Milan.
Agjenti i yllit të Atletico Madrid, Angel Correa, ka mbërritur në Milano, për bisedimet finale me skuadrën e Milanit.
24 vjeçari argjentinas vazhdon të mbetet një dëshirë e Milanit për këtë afat kalimtar.
‘Calciomercato’ raporton se agjenti i Correa, Augustin Jimenez është në Milano, për të finalizuar këtë transferim, përcjell lajmi.net.
Trajneri i ri i Milanit, Marco Giampaolo, e sheh Correan si një startues në skuadrën e tij, përkrahë Krzyszof Piatek në formacionin 4-3-1-2.
Mbetet të shihet nëse Milan do të arrijë edhe marrëveshje me Atletico Madridin, që po kërkon 50 milionë euro për futbollistin.