Lucas Paqueta ka ardhur në Itali për të përfunduar transferimin e tij në Milan, pasi braziliani tashmë ka përfunduar për sezonin në vendlindjen e tij.
Disa gazetarë ishin të pranishëm në aeroport kur ai arriti, dhe këto ishin fjalët e tij të para në lidhje me klubin italian.
“Jam shumë i lumtur që jam në Milan, kam zgjedhur Rossonerët për shkak të historisë së tyre”, deklaroi ai shkurtimisht, përcjell ORAinfo.
Milanit ky transferimi i ka kushtuar mbi 35 milionë euro.
Ai pritet të përforcojë mesfushën e kuqezinjve. /ORAinfo/