Milan në festë, Paqueta arrin në San Siro

13:11 | 09 Dhjetor 2018

Lucas Paqueta ka ardhur në Itali për të përfunduar transferimin e tij në Milan, pasi braziliani tashmë ka përfunduar për sezonin në vendlindjen e tij.

Disa gazetarë ishin të pranishëm në aeroport kur ai arriti, dhe këto ishin fjalët e tij të para në lidhje me klubin italian.

“Jam shumë i lumtur që jam në Milan, kam zgjedhur Rossonerët për shkak të historisë së tyre”, deklaroi ai shkurtimisht, përcjell ORAinfo.

Milanit ky transferimi i ka kushtuar mbi 35 milionë euro.

Ai pritet të përforcojë mesfushën e kuqezinjve. /ORAinfo/

Komento: