Milan në festë, po sjellin në skuadër edhe një tjetër legjendë

18:57 | 20 Shkurt 2020

Milan po synon të sjellë në klub një tjetër legjendë.

Agjenti i Thiago Silvas, Paulo Tonietto, ka hapur derën për rikthimin te Milan të mbrojtësit brazilian.

Silva që në të kaluarën ka qenë pjesë e Milanit, në qershor do të jetë i lirë, duke mos nënshkruar kontratë të re me PSG-në.

35 vjeçari Silva, te PSG është transferuar në vitin 2012, dhe deri më tani ka regjistruar mbi 200 paraqitje.

“Ai gjithmonë ka pasur një marrëdhënie të shkëlqyeshme me Milanin. Dhe nëse nuk rinovojmë me PSG-në, gjithçka është e mundur”, ka deklaruar agjenti i tij.

Në fanellën e Milanit, Silva në të kaluarën ka fituar një titull të Serie A.

Komento: