Milan në festë, ylli i madh i thotë “PO” rossonerëve

18:59 | 12 Korrik 2019

Milan thuhet se ka arritur një marrëveshje për mesfushorin e Empolit, Ismael Bennacer.

Kalimi i Bennacer në Milano kërcënoi të mos realizohej me herët gjatë javës së kaluar për kushtet personale.

Megjithatë, Gianluca Di Marzio siguron se problemi është zgjidhur pasi përfaqësuesit e tij pranuan ofertën e kontratës nga Rossonerët, përcjell ORAinfo.

Si pasojë, një marrëveshje mund të finalizohet që nesër, edhe pse 21-vjeçari është ende në detyrë ndërkombëtare me Algjerinë në Kupën e Kombeve të Afrikës./ORAinfo/

Komento: