Milan në garë të fortë për yllin 15 milionësh

23:31 | 05 Mars 2022

AC Milan, ka paraqitur një ofertë kontrate për Noussair Mazraoui i cili do të largohet nga Ajax në fund të sezonit.

Fabrizio Romano i Sky Italia raportoi fillimisht se Milani është në garë së bashku me Borussia Dortmundin dhe Barcelonën për të nënshkruar me Noussair Mazraoui si agjent i lirë, duke shtuar se asgjë nuk është rënë dakord mes lojtarit dhe ndonjë klubi me garën ‘ende të hapur’ dhe se ai do të marrë kohën e tij për të vendosur se çfarë është më e mira për të ardhmen e tij, përcjell ORAinfo.

Tani, Rudy Galetti ka zbuluar disa detaje mbi ofertën që kuqezinjtë i kanë bërë 24-vjeçarit. Paolo Maldini dhe Ricky Massara kanë bërë një ofertë për një marrëveshje pesëvjeçare me 3 milionë euro neto në sezon, pra një angazhim neto prej 15 milionë euro./ORAinfo/

Komento: