Milan në ‘hall’, lojtarët po i kërkojnë paga të larta për t’i vazhduar kontratat

09:32 | 25 Shkurt 2021

Skuadra e AC Milan është në ‘hall’ të madh për vazhdimin e kontratave të lojtarëve kryesor.

Ashtu siç kanë ngecur bisedimet me portierin, Donnarumma duket se e njëjta gjë po ndodhë edhe me mesfushorin turk, Hakan Çalhanoğlu.

Ashtu siç raporton ‘Calciomercato’, gjiganti italian dhe lojtari u ulën në tryezë për të negociuar për vazhdimin e kontratës që skadon në fund të sezonit.

Siç pretendohet, agjenti i lojtarit i ka kërkuar 5 milionë euro në vit plus bonuset, kurse klubi ka ofruar vetëm 4 milionë euro.

Çalhanoğlu këtë sezon ka luajtur në 28 ndeshje dhe ka shënuar 7 gola. Ai po ashtu i ndihmoi bashkëlojtarëve të tij të shënojnë gola, duke kontribuar me 9 asistime.

Komento: