Milan në janar e do yllin e Seria A – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Milan në janar e do yllin e Seria A

13:10 | 02 Janar 2019

Gjigantët e Serie A, Milan thuhet se janë vendosur të mbajnë bisedime në një përpjekje për të nënshkruar yllin e Sassuolo, Stefano Sensi në janar përcjell ORAinfo.

Sensi ka qenë një pjesë shumë e rëndësishme e skuadrës neroverdi këtë sezon nën urdhrat e Roberto de Zerbi, duke u shfaqur 14 herë në Serie A deri më tani këtë sezon. Ai ka shënuar një herë dhe ka asistuar një herë.

Gazzetta dello Sport deklaron se AC Milan po ndjek në mënyrë aktive një marrëveshje për mesfushorin 23-vjeçar italian dhe janë të etur për ta nënshkruar atë në dritaren e transferimit të dimrit që u hap më herët sot./ORAinfo/

Komento: