Milan ende nuk i ka nisur stërvitjet, por kjo nuk mund të thuhet edhe për sulmuesin e tyre, Zlatan Ibrahimoviç.
Ai ka filluar stërvitjet në këtë kohë ku shumica e futbollistëve që luajnë në Itali janë të izoluar.
Suedezi i është bashkuar skuadrës ku është aksioner, Hammarby për të zhvilluar stërvitje.
Sulmuesi i Milanit ka shfrytëzuar rastin të bashkohet me skuadrën e tij pasi që Suedia nuk është e mbyllur si pjesa tjetër e Evropës.
Ibrahimovic nuk dihet nëse do të vazhdoj të qëndroj në Milan pas përfundimit të sezonit.