Milan në krizë të madhe, e konfirmon Boban

09:09 | 29 Shkurt 2020

Milani nuk po i kalon momentet me të mira në këtë periudhë.

Drejtori i Milanit, Zvonimir Boban, ka bërë të ditur se drejtori ekzekutiv Ivan Gazidis shkoi prapa shpinës së tij për ta kontaktuar Ralf Ragnickun për pozitën e trajnerit në San Siro. Tani, Boban ka thirrur takim urgjent me pronarët e klubit, pasi që e cilëson veprimin e Gazidis si të pasjellshëm dhe në kundërshtim me stilin e Milanit.

Situata në klubin kuqezi është duke u bërë gjithnjë e më e tensionuar, pasi që raportohet në Itali për përplasje në strategji mes drejtorit ekzekutiv Ivan Gazidis në njërën anë, dhe drejtorëve e ish-bashkëlojtarëve Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban në anën tjetër.

Ky problem tani duke se ka shpërthyer dhe Boban e ka pranbuar se Gazidis kishte mbajtur negociata me Ralf Rangnickun për t’ia dhënë pozitën e trajnerit në San Siro, si dhe potencialisht pozitën e drejtorit sportiv sezonin e ardhshëm, pa i informuar kolegët e tij.

“Deri para pak ditësh, unë mendova se ishte e vërtetë që nuk kishte dy shpirtra brenda Milanit, edhe pse i merrja parasysh mijëra vështirësitë, ndryshimet kulturore dhe pasionet e ndryshme për kauzën e kuqezinjve”, ka thënë Boban për Gazzetta dello Sport.

“Fakti që ne po e bëjmë këtë bisedë nuk është diçka e mirë për askënd. Pjesa më e keqe është se kjo ngjarje destabiliziuese është duke ndodhur gjatë një momenti kur skuadra është duke u përmirësuar dhe ne po e shohim punën e Stefano Piolit”.

“Ishte e pasjellshme dhe joelegante që as nuk na paralajmëroi për planet e tij. Ky nuk është stili i Milanit, të paktën jo për çfarë mbahet mend që ka qenë stili i Milanit”.

Boban u pyet nëse drejtorët aktual do të mundë ta gjenin një mënyrë për të bashkëpunuar sërish për ta ngritur Milanin, por përgjigja e tij sugjeroi se nuk ka rrugë kthimi me Gazidisin.

“Si e shoh unë, uniteti do të thotë të ndash gjithçka me tjetrin, do të thotë respekt. Në fund të fundit, neve na duhet ajo qasje, është mënyra e vetme për të punuar dhe për t’u ndierë mirë”.

“Ne kemi folur me Gazidisin. Për të mirën e Milanit, është e nevojshme që të mbahet një takim me pronarët sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Komento: