Milan ka arritur një fitore e madhe.
Në “Bergamo” janë thyer këtë sezon shumë skuadra të mëdha, nga Interi deri te Juventusi, por jo Milani. Kuqezinjtë
kanë arritur që të marrin një fitore spektakolare në shifrat 2-1 ndaj Atalantës duke u konfirmuar në vendin e katërt në renditje.
Ndeshja nisi më mirë për bergamaskët që zhbllokuan rezultatin me Freuler pas një pasimi magjik të Ilicic. Reagimi i Milanit do të vinte në minutat shtesë të pjesës së parë, teksa Piatek fitoi duelin me Gjimshitin në zonë dhe më pas mposhti Berishën.
Skuadra e Gattusos merr zemër nga goli teka në minutën e 55-të shënoi edhe golin e dytë me Calhanoglu, që realizon me një goditje nga distanca. 6 minuta më pas Piatek realizoi edhe golin e dytë me kokë, duke mposhtur Berishën për herë të dytë. Ky ishte goli i 17-të në këtë sezon për polakun, që është golashënuesi i dytë më i mirë në Seria A, me dy më pak se Ronaldo