Milan në Ligën e Kampionëve, por kjo e keqe po e pret Gattuson

15:35 | 04 Prill 2019

Milan është duke synuar vendin e katër në Serie A, i cili e dërgon atë në Ligën e Kampionëve.

Por e ardhmja e Gennaro Gattuso është në dyshim serioz, të paktën sipas raportit të fundit të Il Corriere dello Sport, përcjell ORAinfo.

Rossonerët janë në garë për t’u kualifikuar për Ligën e Kampionëve këtë sezon, por ata arritën vetëm një pikë në tre ndeshjet e fundit të Serie A.

Para ndeshjes së fundit kundër Sampdorias, Gattuso tha se do të vendoste të ardhmen e tij në fund të sezonit.

Pas ndeshjes të së martës kundër Udineses, ai korrigjoi fjalët e tij duke thënë se ai duhet të kishte qëndruar i qetë dhe jo duke komentuar të ardhmen e tij.

Por gazeta italiane, Il Corriere dello Sport raporton se Gattuso mund të shkarkohet nga Milan pavarësisht nga rezultati përfundimtar i skuadrës në Serie A, përcjell ORAinfo.

Shumë drejtorë të Milanit kanë këmbëngulur që kualifikimi i Ligës së Kampionëve është vitale për klubin, por edhe nëse Gattuso do të arrijë objektivin e madh , klubi ende mund ta shkarkojë atë.

Antonio Conte ka qenë i lidhur ngushtë me transferimin në San Siro, edhe pse Interi është gjithashtu i interesuar të punësojë ish-menaxherin e Juventusit. /ORAinfo/

Komento: