
AC Milan është e interesuara për të nënshkruar me lojtarin e Manchester United, Jesse Lingard.
Kontrata e lojtarit pritet të skadojë dhe Man United nuk synon t’ia rinovojë, duke e hapur mundësinë që Lingard të largohet nga ‘Old Trafford’.
Lingard ka filluar vetëm katër ndeshje në të gjitha garat këtë sezon dhe tani është gati të largohet, duke besuar se një fillim i ri do ta ndihmojë atë të kthehet në skuadrën e Anglisë përpara Kupës së Botës në Katar, shkruan Daily Mail, transmeton ORAinfo.

Përvec Milan, të interesuar për mesfushorin anglez janë edhe Juventus, Paris Saint-Germain dhe Neëcastle United, ndërsa ai përgatitet të largohet nga Manchester United pas 22 vjet në klub.
Mbetet të shihet se cila do të jetë zgjedhja e lojtarit para afatit të verës. /ORAinfo/