Menaxheri i Chelseat, Maurizio Sarri, ka kërkuar që mesfushori Cesc Fabregas të qëndrojë me klubin.
31-vjeçari nuk ka qenë i kënaqur me rolin e tij në Stamford Bridge këtë sezon, pasi që përforcimet e sezonit të Jorginho dhe Mateo Kovaçiç e kanë shtyrë Fabregasin poshtë renditjes përcjell ORAinfo.
“Unë dua që ai të qëndrojë, nuk e di vendimin përfundimtar të Cesc dhe klubin natyrisht,” tha menaxheri.
Rikujtojmë se për shërbimet e spanjollit ka kohë që është i intersuar Milani që është i gatshëm të ofrojë 10 milionë për të.
Rossonerët kanë nevojë për një mesfushor të tillë me përvojë në ekipin e tyre dhe e shohin Fabregas si ideal ./ORAinfo/