Milan në rrugë të mbarë për të hyrë në Marrëveshje të re me UEFA në 2021

12:05 | 10 August 2020

Pas një viti, Milan është rikthyer në garat evropiane pasi do të marrë pjesë në kualifikimet e Europa League muajin tjetër.

Siç vë në dukje MilanNews, kthimi rihap atë çështje të Fair Play Financiar dhe do të thotë se një Marrëveshje e re Zgjidhjeje do të duhet të negociohet dhe nënshkruhet.

Ajo nuk do të bëhet aktive deri në vitin 2021 dhe natyrisht varet nga kualifikimi i Milanit përsëri në Europa, plus do të duhet të marrë parasysh edhe vitin pas COVID-19 dhe faktin që llogaritë e kuqezinjve janë duke u përmirësuar, përcell ORAinfo.

Viti financiar 2019-20 – i ngarkuar nga humbjet objektive të shkaktuara nga Coronavirus – u mbyll me rreth 100 milionë euro humbje, një përmirësim i qartë krahasuar me -146 milionë euro në llogaritë 2018-19, i cili shënoi deficitin rekord në historinë e klubit.

Ulja e kostove dhe përpjekja për të rritur të ardhurat janë dy rrugët që klubi po ndjek, me qëllim të bërjes së bilancit më të prosperuar, i cili gjithashtu mund të lejojë lëvizje më të rëndësishme në treg.

MilanNews shton se në sytë e UEFA-së, përmirësimi është shumë i rëndësishëm, sepse në Nyon ata e marrin këtë indeks si një element gatishmërie nga ana e klubeve për tu rikthyer në përputhje me parametrat e tanishëm, të cilat së shpejti do t’i nënshtrohen reformës . /ORAinfo/

Komento: