
Afati i janarit ka shkuar në heshtje për Milanin. Në këtë afat, kuqezinjtë nuk kanë bërë asnjë transferim.
Mirëpo drejtuesit e Milan janë duke punuar për afatin e verës.
Ata kanë në mendje disa lojatarë që do ta ndihmonin Milanin për t’i arritur qëllimet e tyre në sezonin e ardhshëm.
Një nga emrat që Milan ka në cak ësht edhe Gianluca Scamacca nga Sassuolo, përcjell ORAinfo.

22-vjeçari është një lojtar italian me karakteristika ideale për të ardhmen, që mund të jetë një Zlatan Ibrahimovic i ri.
Paolo Maldini dhe Ricky Massara e dinë se një sulmues i ri do të nevojitet gjatë verës, kështu që ata po vlerësojnë të gjitha opsionet duke synuar edhe Scamacca.
Ai ka 9 gola në ligë këtë sezon – mund të jetë shumë produktiv në të ardhmën.
Interesim për Scamaccan ka shfaqur edhe Inter. Mbetet të shihet në afatin e verës se cila do të jetë e ardhmja e sulmuesit. /ORAinfo/