Milani ia vazhdon kontratën dhe ia rrit pagën yllit të skuadrës.
Milani është i gatshëm t’i ofrojë Hakan Calhanoglut marrëveshje të re katërvjeçare me pagë vjetore 3.5 milionë euro.
Përfaqësuesi i Turqisë po kalon nëpër formë të shkëlqyer që prej rifillimit të sezonit në serie A, duke luajtur rol kyç në ecurinë e Milanit pa humbje në ligë, transmeton Gazeta Express.
Ardhja e trajnerit Stefano Pioli në krye të skuadrës i ka ndihmuar atij të rritet dukshëm.
Milani dëshiron ta shpërblejë 26-vjeçarin për shërbimet e tij duke i ofruar marrëveshje të re të përmirësuar.
Marrëveshja aktuale e Calhanoglut me kuqezinjtë mbaron në qershor të vitit 2021 dhe mediat italiane raportojnë se klubi i ka ofruar mundësi atij ta vazhdojë atë deri në vitin 2024 me pagë vjetore mes 3 dhe 3.5 milionë euro.
Mesfushori sulmuesi turk i ka shënuar tetë gola dhe i ka dhuruar tetë asiste në Serie A këtë sezon.