
Theo Hernandez nënshkruan kontratën e re me Milanin.
Milan ka kompletuar rinovimin e kontratës së mbrojtësit Theo Hernandez.
Francezi ka nënshkruar kontratë afatgjatë, që do ta mbajë në “San Siro” deri në vitin 2027, derisa do zyrtarizohet në ditët e ardhshme, shkruan lajmi.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka konfirmuar se Hernandez ka nënshkruar kontratën.
“Kontrata e re e Theo Hernandez me AC Milan, e nënshkruar dhe kompletuar siç pritej. Pesë vite kontratë, me zyrtarizimin që pritet këtë javë”, shkroi ai.