
Drejtori teknik i Milanit, Paolo Maldini, ka folur tashmë me familjen e mesfushorit të Empolit, Kristjan Asllani, thuhet në një raport.
Prej disa javësh dihet se Milani është seriozisht i interesuar për mesfushorin shqiptar të Empolit dhe tashmë është raportuar nga gazetari italian Alfredo Pedulla në Twitter se Maldini është përpjekur ta realizojë, përcjell ORAinfo.

Presidenti i Empolit, Fabrizio Corsi, së fundmi tha se Azzurri-t do të donin ta mbanin Asllanin edhe për një sezon dhe kjo është arsyeja pse Milani mund të ketë një avantazh ndaj skuadrave të tjera të interesuara, përfshirë Interin dhe Napolin.
Kuqezinjtë do të synojnë të blejnë mesfushorin dhe më pas ta huazojnë atë në Empoli për të vazhduar zhvillimin e tij.
Pedulla raporton se Maldini ka folur tashmë me familjen e lojtarit, me sa duket për të hapur projektin e Milanit dhe për t’i siguruar ata se si do të trajtohet koha e tij në klub nëse ai zgjedh të bashkohet./ORAinfo/