Milan nis bisedimet, po e transferon dyshen 100 milionëshe – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Milan nis bisedimet, po e transferon dyshen 100 milionëshe

12:49 | 29 Qershor 2020

AC Milani do të takohet me agjentin Fali Ramadani këtë javë për të diskutuar rreth transferimit të dy klientëve të tij gjatë afatit të verës.

Fjala është për sulmuesin e Real Madridit, Luka Jovic dhe mbrojtësin e Fiorentinas, Nikola Milenkovic.

Sipas il Corriere della Sera të hënën, Milani ka një interes konkret për të nënshkruar Luka Jovic nga Real Madrid përpara sezonit të ardhshëm dhe ribashkimin e tij me Ante Rebic pasi dyshja ishin vdekjeprurëse së bashku në Frankfurt sezonin e kaluar, përcjell ORAinfo.

Problemi është kostot e larta të marrëveshjes, pasi Real Madrid po kërkon 60 milionë euro, para të cilat ata paraprakisht i paguan Eintracht një vit më parë – por kuqezinjtë mund ta nënshkruan atë në hua me detyrimin për të blerë 50 milionë euro.

Përvec Jovuc, Milani do të diskutoj me agjentin Ramadanin edhe për mbrojtësin e Fiorentinës, Nikola Milenkovic.

La Viola e vlerëson 22-vjeçarin në jo më pak se 40 milionë euro, kështu që për të ulur shumën e parave të gatshme mund të përfshihet Lucas Paqueta, pasi edhe Fiorentina tashmë ka shprehur një interes për të nënshkruar me brazilianin.

Mbetet të shihet nëse Milan do të arrij ta sjell këtë dyshe në ‘San Siro’ gjatë verës. /ORAinfo/

Komento: