Milan nis bisedimet, po e transferon super-futbollistin

21:13 | 02 Korrik 2019

Milan është në bisedime me zyrtarët e Fiorentinës mbi një marrëveshje potenciale për mesfushorin Jordan Veretout.

Sky Sport Italia njoftoi mbrëmë vonë se Roma kishte ofruar Veretout një pagë prej 3 milion euro,përcjell ORAinfo.

Megjithatë, transmetuesi pretendon se nuk e ndali Milanin nga takimi i drejtuesve të Fiorentines, Joe Barone dhe Daniele Prade pasditen e sotme.

Edhe pse Rossonerët janë të interesuar për francezin, paralajmërohet se ata janë të përgatitur vetëm për ta nënshkruar atë në kushte të caktuara.

Megjithatë, takimi i së martës sinjalizon për herë të parë që një klub është takuar zyrtarisht për nënshkrimin e 26-vjeçarit, me që Diavolo vetëm takoi agjentin e tij më parë.

Milani ka nevojë për përforcime mesfushë pas dërgimit të Tiemoue Bakayoko në Chelsea dhe lirimin e treshes Jose Mauri, Riccardo Montolivo dhe Andrea Bertolacci./ORAinfo/

Komento: