Milan nis lëvizjet, ëndrra për sulmin kushton 35 milionë euro

13:36 | 12 Mars 2022

Milani nis të lëvizë

Milani kërkon të përforcojë krahun e djathtë të sulmit. Leao në krahun e majtë po bën sezon super dha tani kërkohet të “blindohet” edhe linja tjetër.

“Tuttosport” shkruan se Milani ka nisur të lëvizë për të transferuar nga Sassuolo kampionin e Europës me Italinë, anësorin Domenico Berardi.

Autori i 12 golave në Serie A dhe 10 asisteve këtë sezon është një objektiv edhe i klubeve të tjera. Sassuolo ia ka vendosur një çmim Berardit.

Milani mund ta transferojë për 35 milion euro, një shifër e lartë për momentin që po kalojnë kuqezinjtë. Gjithsesi për t’u rritur sportivisht duhet edhe ndonjë sakrificë financiare. / abcnews.al

Komento: