AC Milan është duke menduar për një sulmues të ri.
Me Zlatan Ibrahimoviç që pritet të largohet nga San Siro në fund të sezonit dhe mosinteresimin e Realit për ta shitur Luka Joviçin, Milan po mendon për një tjetër sulmues.
Fjala është për sulmuesin e Real Betis, Loren Moron. La Razon raporton se Milani me të vërtetë është i interesuar për sulmuesin spanjoll, përcjell ORAinfo.
Moron aktualisht është në një kontratë e cila skadon në qershor 2022, dhe lojtari nuk duket se është i gatshëm të rinovojë.
Kjo ka tërhequr interesin nga Milani por jo vetëm ata, pasi Spurs dhe Napoli janë gjithashtu të interesuar për lojtarin.
Sulmuesi i Real Betis ka shënuar nëntë gola të LaLigas këtë sezon dhe ka grumbulluar dy asistime gjithashtu në 26 paraqitje, duke nxitur interesim të madh nga disa ekipet të mëdha evropiane.
27-vjeçari besohet të ketë një klauzolë lirimi prej 60 milionë euro. Mbetet të shihet nëse Milan është i gatshëm të paguaj kaq para për një sulmues të tillë. /ORAinfo/