Milan nis misionin për ta transferuar Todibon, por i del një problem i madh

15:43 | 28 April 2020

AC Milan është një nga pesë klubet që kanë provuar të transferojnë yllin në pronësi të Barcelonës, Jean-Clair Todibo.

Kuqezinjtë ishin shumë të lidhur me një veprim për Todibo gjatë afatit kalimtar të janarit, por ai përfundimisht u bashkua me Schalke në huazim nga Barcelona me një mundësi për të blerë.

Tani gazeta katalanase Sport raporton se për shkak të emergjencës së Coronavirus – Schalke nuk ka gjasa që të shpenzojnë 25 milionë euro për Todibon, përcjell ORAinfo.

Kjo do t’i hap rrugë Milanit për ta transferuar talentin e madh. Milan sipas medieve spanjolle dhe atyre italiane është i gatshëm të paguaj 25 milionë euro për Todibon.

Mirëpo Milan duket të lëvizë shpejt, pasi interesim për lojtarin kanë edhe klubet si Bayer Leverkusen, Watford, Southampton dhe Monaco.

Mbetet të shihet se cilën fanellë do ta vesh sezonin e ardhshëm Todibon. /ORAinfo/

Komento: