Milan niset drejt Champions League

22:33 | 13 Prill 2019

Rossonerët kanë arritur një fitore të madhe

Milani ka arritur që të fitojë “finalen” me Lazion për vendin e katërt në renditje. Kuqezinjtë kanë triumfuar minimalisht 1-0 në duelin e zhvilluar në “San Siro”.

Një pakujdesi e Riza Durmisi 11 minuta nga fundi i kohës së rregullt i ka kushtuar shumë bardhekaltërve. Mbrojtësi me origjinë shqiptare ndërhyri ndaj Musacchios në mënyrë të parregullt në zonë.

Nga pika e bardhë Kessie do të arrinte që të shënonte përballë Strakoshës.

Milani ruajti avantazhin deri në fund, duke u ngjitur në kuotën e 55 pikëve, vetëm një më shumë se Roma që fitoi para disa orësh 1-0 ndaj Udineses me një gol të shënuar nga Dzeko.

Komento: