Është shënuar edhe një gol në ndeshjen, Chievo-Milan.
Milan po kërkon që ta forcojë edhe më tutje pozitën e tertë në Seria A.
Momentalisht ekipi kuqezi është duke zhvilluar ndeshjen kundër Chievo si mysafir përcjell ORAinfo.
Skuadra e Gattusos ka kaluar në epërsi me golin e shënuar qysh në minutë e 31” të takimit përmes golit të shënuar nga Luca Biglia.
Por, nuk vonoi shumë dhe skuadra vendase ka barazuar rezultatin në 1-1. Golin për Chievon e shënoi Perparim Hetemaj në minutën e 42” të takimit. Gjërat ndryshuan në pjesë e dytë të lojës.
Është sulmuesi polak, Piatek që e ka kthyer rezultatin në favor të skuadrës së tij 2-1. Ai ka realizuar gol në minutën 57”.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodh deri në përfundim të ndeshjes./ORAinfo/