Milan njofton për rezultatin e testit të lojtarëve për koronavirus

10:49 | 24 May 2020

Dalin rezultatet e testeve të lojtarëve të Milanit për koronavirus.

Milani mund t’i nisë stërvitjet në grupe që nga nesër, pasi nuk e ka asnjë rast me koronavirus në klub.

Sipas agjencisë së lajme ANSA, të gjitha testet e kryera nga futbollistët kuqezinj për COVID-19 kanë dhënë rezultate negative.

Nja lajm i mirë për kuqezinjtë, që tashmë mund t’i zhvillojë përgatitjet me organikë të plotë dhe në kushte normale.

Vetëm Kessie, i cili është ende në karantinë, do të mungojë.

Deri në ditën e sotme, Milanellos i janë bashkuar edhe Stanga, Torrasi, Olzer, Tonin dhe Colombo, pesë emra nga skuadra e të rinjve, të cilët gjithashtu kanë rezultuar negativë.

Komento: