Milan nuk dorëzohet, e kërkon me çdo kusht mesfushorin

19:50 | 31 Dhjetor 2018

Milan nuk e ka ndërmend të dorëzohet në lidhje me transferimin e mesfushorit cesc Fabregas.

Edhe pse trajneri Gennaro Gattuso ditë më parë është shprehur se nuk mund ta transferojnë lojtarin, ata po vazhdojnë insistimet.

“Tuttosport” raporton se Milan po kërkojnë që me çdo kusht të transferojnë mesfushorin spanjoll, transmeton lajmi.net.

Fabregas nuk ka luajtur në asnjë prej dy ndeshjeve të fundit të Chelsea, por përsëri Sarri dëshiron qëndrimin e tij.

Trajneri i “bluve” ka thënë se ka vetëm tre lojtarë në atë pozitë dhe nuk mund të rrezikojnë të mbesin me dy të tillë.

Komento: