Milan nuk dorëzohet, po e transferon yllin e madh

22:11 | 07 Korrik 2019

AC Milan nuk po mendon vetëm për mesfushën, por po konsideron edhe mundësitë e tyre për të forcuar departamentin mbrojtës.

Siç raportohet nga Tuttosport, ka kontakte të vazhdueshme për Liverpoolin për Dejan Lovren.

Ndërkombëtari kroat është zgjedhja e parë e Rossonerëve për të përforcuar mbrojtjen, përcjell ORAinfo.

Maldini dhe Boban synojnë të ulin kërkesat ekonomike të Liverpulit, por edhe atë të lojtarit, duke parë që ai fiton shumë më tepër në Angli sesa në Milan./ORAinfo/

Komento: