Milan refuzon mbrojtësin e Manchester United.
Eric Bailly i është ofruar Milanit, por skuadra e Serie A nuk është e interesuar.
Mbrojtësi i Bregut të Fildishtë ka kaluar një tjetër sezon jo të mirë te Manchester United, i përballur me shumë lëndime.
Kontrata e 26 vjeçarit me Manchester United ishte zgjatur deri në vitin 2022, por ‘Djajtë e Kuq’ tani e kanë vendosur atë në shitje, duke kërkuar të ardhura nga shitja e tij, për të shkuar pas synimeve të tyre.
Sipas medieve në Itali, United i ka ofruar Milanit mbrojtësin, me italianët që janë të interesuar për një qendër mbrojtës.
Por, edhe pse janë të interesuar për një qendër mbrojtës, Milan nuk janë të interesuar për Bailly, duke refuzuar ofertën e Manchester United.