Milan nuk e ka mbyllur ende kuleten, kë po e transferojnë tani Boban e Maldini?

14:02 | 09 Gusht 2019

Milani ka qenë shumë aktiv në afatin veror të transferimeve.

Por duket se Milan nuk e ka mbyllur ende kuletën.

Sky Sport raporton se Paolo Maldini, Zvonimir Boban dhe Frederic Massara nuk janë të pranishëm në kompleksin e Milanoellos në Milano, përcjell ORAinfo.

Sipas këtij mediumi ata janë nisur në aksion për ta transferuar yllin e radhës.

Megjithatë, Sky Sport nuk raporton se për cilin yll është fjala, por nga ajo që është raportuar kohëve të fundit mund të jetë edhe Angel Correra nga Atletico Madrid.

Se shpejti do ta kuptojmë se cili do të jetë ylli i radhës që do ta vesh fanellën ‘Kuq e Zi’. /ORAinfo/

Komento: