Broja mbetet objektivi kryesor i Milanit.
Armando Broja mbetet objektivi kryesor i Milanit për fazën e sulmit.
Për këtë siguron mediumi italian “La Gazzetta dello Sport”, sipas të së cilës, sulmuesi shqiptar shihet si zëvendësues ideal i Olivier Giroud, përcjell “Gazeta Express”.
Zyrtari i klubit Kuqezi, Furlani është duke punuar që t’ia propozojë Chelseat një ofertë për një huazim me të drejt të blerjes së kartonit të përfaqësuesit shqiptar.
Arritja eventuale e Brojës në San Siro do ta linte jashtë planeve sulmuesin Lorenzo Colombo, i cili është duke shikuar tashmë alternativa dhe destinacione të tjera.
“Blues” ndërkohë nuk kanë vendosur ende për të ardhmen e Brojës, ndonëse mediat britanike shkruajnë se trajneri Mauricio Pochettino do të donte ta mbajë lojtarin në “Stamford Bridge”, mbi të gjitha pasi dështoi transferimi i Dusan Vlahovicit të Juventusit, i cili planifikohej të shkëmbehej me Romelu Lukakun.
Broja në Milano mund ta zë vendin e Zlatan Ibrahimovicit, i cili u pensionua nga futbolli në fund të sezonit që shkoi.