Milani do të tentojë të nënshkruajë me Ziyech në janar.
Milani vazhdon të insistojë për Hakim Ziyech.
Ziyech ishte njëri nga disa objektivat e ‘Rossonerëve’ gjatë merkatos së verës, por nuk arritën të marrin shërbimet e tij.
Sipas ‘TuttomercatoWeb’, Milan do të përpiqet të nënshkruajë anësorin e Chelseat, Hakim Ziyech gjatë afatit kalimtar të janarit.
Bisedimet mes Milan dhe Chelsea janë ende në fazat e hershme, me kuqezinjtë që shpresojnë të nënshkruajnë lojtarin në formë huazimi dhe jo një transferim të përhershëm.
Mbetet të shihet nëse do ketë marrëveshje ndërmjet klubeve për lojtarin.