AC Milan është i interesuar të nënshkruaj me mbrojtësin e djathtë të PSV Eindhoven Denzel Dumafir.
Kjo pasi Milan nuk po mund të llogaris në shërbimet e Andrea Contit dhe Davide Calabria edhe për një sezon.
Me Pierre Kalulu që është transferuar nga Lyon, kuqezinjtë nuk kanë mbaruar ende punë në fazën defanzive.
Tuttosport raporton sot se Dumfries është një objektiv që është akoma në planet e Milan për dritaren e transferimeve të verës, përcjell ORAinfo.
Ardhja e mundshme e kapitenit të PSV do të thoshte se njëri Conti ose Kalabria do të largohen nga ekipi.
Milani pritet të takohet me agjentin Mino Raiola për të diskutuar një numër temash siç janë përtëritja e kontratës me Gianluigi Donnarumma dhe Alessio Romagnoli, dhe Dumfries i cili është klient i Rialolas të jetë pjesë e bisedës.
Klubi pastaj do të diskutojë edhe për të ardhmen e Ricardo Rodríguez i cili aktualisht është me hua në PSV e ndoshta pjesë e marrëveshjes mund të jetë edhe shkëmbimi i lojtarëve dhe një pagesë shtesë nga ana e Milanit. /ORAinfo/