Milan nuk heq dorë, po synon transferimin e mbrojtësit 60 milionësh

17:32 | 06 July 2020

Edhe pse sezoni aktual po vazhdon, AC Milan tashmë po bën plane për sezonin e ri me në krye trajnerin gjerman Ralf Rangnick o cili pritet të udhëheqë revolucionin e të rinjve. Prandaj, po punohet për të identifikuar objektivat e mundshëm në treg.

Mediat në Itali raportojnë se Milao dhe Rangnick po e përcjellin me vëmendje mbrojtësin Dayot Upamecano.

Kontrata e tij do të skadojë në vitin 2021 dhe kuqezinjtë mund të përpiqen ta marrin atë me një çmim të mirë, përcjell ORAinfo.

21 vjeçari ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë euro, e cila me shumë gjasë nuk do të realizohet për shkak të situatës së kontratës dhe klimës ekonomike.

Mbetet të shihet sa do të jetë në gjendje Milan t’i ofroj për mbrojtësin e RB Leipzig.

E Milan duhet të veproj shpejt, pasi edhe Arsenal është shumë i interesuar për lojtarin. /ORAinfo/

Komento: