Milan nuk heqë dorë nga ky lojtar

15:52 | 16 Dhjetor 2018

Ligji i tregut është i qartë: nëse shitësi e di se blerësi ka pak pará për të shpenzuar, rrit çmimin.

Futbolli nuk përbën ndryshim dhe për këtë arsye Milan është vënë në një situatë të vështirë nga gjoba 12 milionë euro e UEFA-s për mosrespektimin e Fair Play-t Financiar dhe nga eliminimi i parakohshëm në Europa League.

Nëse nga njëra anë kuqezinjtë mund të buzëqeshin, sepse nuk do të kenë shtrëngime në merkaton e dimrit dhe atë të verës, nga tjetra do të duhet të bëjnë disa llogari për të përforcuar skuadrën në janar me synimin për të siguruar kthimin në Champions League.

Përveç Paqueta, milanezët synojnë të bëjnë një blerje për çdo repart.

Më problematikët janë mesfusha dhe sulmi, por nëse ëndrra Ibrahimovic është shuar, ajo që dërgon te Cesc Fabregas rrezikon të ketë të njëjtin fund.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, në fakt, për shkak se kontrata e lojtarit është drejt skadencës (qershor 2019), “Blutë” janë të gatshëm të pranojnë një ofertë prej 8 milionë euro për ta lënë të lirë që në janar ish-yllin e Barcelona-s.

Një sforcim ekonomik ky që Milan duhet ta përballojë nëpërmjet një shitjeje. Në rast se Paqueta do të ambientohet menjëherë me ekipin, nuk mund të përjashtohet lamtumira e Calhanoglu, i cili ka zhgënjyer deri tani.

Problemi është se kuqezinjtë e kanë blerë për 22 milionë euro në verën e 2017-ës dhe do të kërkojnë të mos dalin me humbje nga shitja e tij.

Komento: