Milan nuk humb kohë, gjen pasuesin e Gattusos

16:42 | 06 Prill 2019

E ardhmje e Gattusos te Milan nuk është e sigurtë.

Milani do të luajë një sfidë mjaft të rëndësishme në mbrëmje përballë Juventusit në “Allianz Stadium”, pasi do të kërkojë maksimumin, për të ruajtur pozitat në vendin e katërt, që të çon në ligën e Kampionëve.

Vetë trajneri i kuqezinjve, Genaro Gattuso pranoi sot se shqetësimi i tij më i madh është t’ia dalë të renditë skuadrën në zonën Champions, por duket se nëse objektivi do të arrihet, atëherë do të duhet të hapë krahun për një tjetër trajner.

Mediat në Italia raportojnë se drejtuesi i kuqezinjve, Ivan Gazidis po këmbëngul që në krye të skuadrës të ulet Maurizio Pocchetino, i cili aktualisht drejton ekipin e Tottenhamit në Londër.

Ky i fundit ka pasur oferta nga klube mjaft të rëndësishme, por tashmë është pikërisht Milani, që po kërkon t’i besojë argjentinasit 47-vjeçar, një rol të rëndësishëm në projektin e rikthimit të skuadrës te sukseset.

Komento: