AC Milan, raportohet se ka identifikuar anësorin e Arsenalit, Gabriel Martinelli, si një zëvendësues të mundshëm të Rafael Leaos.
Lojtari i Milanit shënoi 14 gola dhe dha 12 asistime në 42 paraqitje sezonin e kaluar, ndërsa ai e ka gjetur rrjetën në një nga katër ndeshjet hapëse të klubit të tij në ligë këtë sezon, përcjell ORAinfo.
Forma e Leaos tërhoqi vëmendjen e Chelsea, i cili dështoi me një ofertë prej 80 milion € (69 milion £) për të nënshkruar me portugezin vonë në dritaren e transferimit.
Edhe pse 23-vjeçari mbetet me klubin, kampionët e Serie A janë të vetëdijshëm se ai mund të largohet ende në dritaret e ardhshme të transferimeve.
Sipas Calcio Mercato Web, Milani tashmë po konsideron Martinellin e Arsenalit si një zëvendësues të mundshëm për Leao, i cili ka një klauzolë lirimi prej 150 milionë eurosh (129.2 milionë funte)./ORAinfo/