Milan nuk i ndahet Brazilit, pritet ta transferoj talentin e madh nga Sao Paolo

14:13 | 29 June 2020

AC Milan pritet të bëjë revolucion të ri gjatë transferimeve të verës.

Me ardhjen e trajnerit gjerman, Ralf Rangnic, pritet të transferohen edhe disa lojtarë të rinj por me potencial të lartë.

Mediat në Itali sot raportojnë se Milani ka ngjallë interesim për yllin 22-vjeçar të Sao Paolo, Igor Liziero, përcjell ORAinfo.

Ai konsiderohet si një nga talentet më të mirë në ligën braziliane. Edhe pse ende nuk po zhvillohet negociata, Milan ka nisur të marrë informacion për lojtarin 22 vjeçar.

Ai ka bërë 54 paraqitje për Sao Paolo në të gjitha garat që nga futja në ekipin e parë.

Liziero është gjetja e fundit që Milan është në ndjekje, pas disa talenteve të mëdhenj që po vazhdon t’i vëzhgojë në Evropë. /ORAinfo/

Komento: