Milan nuk ia del, shokon tifozët para fillimit të sezonit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Milan nuk ia del, shokon tifozët para fillimit të sezonit

23:15 | 17 Gusht 2019

Rossonerët kanë dështuar të nxjerrë pikët maksimale sonte.

Milan-i nuk ka arritur të shkojë më larg se një barazim pa gola në ndeshjen miqësore të luajtur në stadiumin “Manuzzi” kundër Cesena-s, skuadër e Serisë C.

Ka qenë një paraqitje zhgënjyese nga ana e lojtarëve të Marco Giampaolo-s, të cilët kanë patur mangësi në fazën sulmuese dhe në ndërtimin e aksioneve.

Në minutën e 75-të të takimit ka ardhur edhe debutimi i mbrojtësit brazilian, Leo Duarte, i cili ka marrë vendin e Musacchio-s.

Ka qenë një hap mbrapa për të gjithë, por veçanërisht për Calabria-n(në vështirësi kryesisht në pjesën e para), Biglia-n (shumë i ngadaltë) dhe Suso-n.

Nuk ka funksionuar as dyshja Castillejo-Piatek, me polakun që nuk ka arritur të shënojë asnjë gol në këtë fazë parapërgatitore.

Mes notave të pakta pozitive kanë qenë Paqueta dhe Kessie. Përshtypja është se Giampaolo do të ketë shumë nevojë për këta dy të fundit për ndeshjen e parë të kampionatit, që Milan-i do të luajë 25 gushtin e ardhshëm në fushën e Udinese-s.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!