Milan “pa frena” në merkato, Rosonerët kanë gati dy blerjet e reja.
Rosonerët nuk kanë të ndalur.
Pas përforcimeve në merkato si Pulisic, Loftus-Cheek, Romero, Sportiello dhe Reijnders, Milani nuk do të ndalet me kaq. Në organikën e Stefano Piolit tashmë pritet të vijnë dy përforcime nga LaLiga.
Siç raporton “Sportmediaset”, dy blerjet e reja të Milanit në këtë afat kalimtar veror do të jenë Yunus Musah dhe Arnaut Danjuma. Një nga faktet që i bën më të besueshme këto dy transferimeve, është se Valencia dhe Villarreal nuk i grumbulluan amerikanin dhe holandezin.
Në rast se negociatat mes klubeve shkojnë me sukses, Musah dhe Danjuma me shumë gjasa do të mbërrijnë në Milano në orët e ardhshme. Menjëherë pas mbërritjes së tyre, lojtarët do të kryejnë vizitat mjekësore me kuqezinjtë.