Milan nuk lejon befasi, mposht Dinamon e Zagrebit

20:53 | 14 September 2022

AC Milan e ka mposhtur me rezultat 3-1 Dinamo Zagrebin në San Siro. Giroud (45’ penallti), Saelemaekers (47’) dhe Pobega (77’) shënuan për Milanon, kurse golin e vetëm për Dinamo Zagrebin e shënoi Orsic (56’). Me këtë fitore AC Milan kalon në vendin e parë të Grupit E në Ligën e Kampionëve

AC Milan ka shënuar fitore në San Siro kundër Dinamos së Zagrebit në ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve me rezultat 3-1.

Pjesa e parë kaloi me dominimin në posedim të Milanos por që mbrojtja e skuadrës kroate ishte e çeliktë dhe rezistoi deri në minutën e 45-të.

Në minutën e 43-të, gjyqtari Jesus Gil Manzano referoi penallti për Milan pasi që Leao u rrëzua në zonë nga Josip Sutalo.

Penalltinë në gol e shndërroi dy minuta më vonë Olivier Giroud.

AC Milan do të vinte të goli i dytë me të filluar pjesa e dytë.

Leao bëri një krosim të bukur në zonë e ku nga mbrojtësit kroat u lirua Alexis Saelemaekers për të shënuar gol në minutën e 47-të.

Dinamo Zagreb filloi të rrezikonte më shumë pas pësimit të golit të dytë dhe arriti që të barazoi rezultatin në minutën e 56-të.

Mislav Orsic shënoi një gol të bukur pasi u asistua nga Bruno Petkovic.

Milan do të shënonte edhe një gol të bukur në minutën e 77-të.

Kësaj radhe në cak shënoi Tommaso Pobega. Ai mori një top të mirë nga Theo Hernandez për ta plasuar një goditje të fuqishme në portë që rezultoi me gol për Kuqezinjtë.

Deri në fund të ndeshje Dinamo nuk arrinte që të dilte përpara dhe AC Milan e kontrolloi mirë këtë ndeshje për ta marrë vendin e parë në grup, pasi që tani ka katër pikë nga dy ndeshje.

AC Milan në dy ndeshjet e radhës do të përballet me Chelsean kurse Dinamo Zagreb ka punë me RB Salzburg.

Komento: