Milano hyn në garë për synimin e Liverpoolit.
Liverpool do të përballet me AC Milan për të transferuar qendërmbrojtësin e Schalkes Ozan Kabak.
Liverpooli ka filluar bisedimet me qendërmbrojtësin e Schalkes javën e kaluar, duke i prishur punë gjigantit italian, Milan, raporton Gazeta Express.
Që të dy ekipet dëshirojnë të kompletojnë transferimin e 20-vjeçarit në afatin kalimtar të dimrit, i cili hapet zyrtarisht më 1 janar.
Liverpool dëshiron të nënshkruajë me të pas lëndimit të mbrojtësit Virgil van Dijk, i cili do të jetë jashtë fushave për një kohë të gjatë.
Por në ndeshjen kundër Midtjylland, u lëndua edhe Fabinho, i cili ishte duke e zëvendësuar Van Dijkun në repartin e qendërmbrojtës.
Ndërsa Milano kërkon që të përforcojë mbrojtën, pasi pas transferimit të Kjaer nuk ka bërë ndonjë blerje për këtë repart.