AC Milan gjatë verës do të kërkojë të transferojë një mbrojtës të djathtë, pasi Andrea Conti dhe Davide Calabria që nuk arritën ta bindin me përformancën e tyre.
Stefano Pioli ka pasur probleme me anën e djathtë të mbrojtjes së tij pasi që Calabria dhe Conti nuk kanë gjetur formën e duhur, plus që të dy janë prekur nga pezullimet dhe lëndimet, përcjell ORAinfo.
Calciomercato raporton se të dy lojtarët nga tani deri në fund të sezonit do të jenë nën kontroll dhe Milani pothuajse me siguri do të ndërhyjë për të blerë një të ri të djathtë në verë.
Pioli mund të zgjidhte t’i jepte një shans Alexis Saelemaekers në këtë pozicion, pasi ai ka luajtur në skuadrën belge U21 si një mbrojtës i plotë, por një nënshkrim i ri ka të ngjarë të jetë i nevojshëm për të dhënë garanci më të mëdha.
Thomas Meunier është një mundësi e vështirë por e mundshme, pretendon raporti, pasi ai do të largohet nga Paris Saint-Germain gjatë verës, por gjithashtu do të kërkojë një pagë të lartë.
Mbetet të shihet nëse Milan do të pranojë të paguaj një çmim të lartë për mbrojtësin belg të PSG-së. /ORAinfo/