Milan nuk mund të bëjë revolucion në treg

20:01 | 10 Dhjetor 2018

Klubi italian Milan është duke u munduar të kthehet në majat e futbollit Evropian.

Por, klubi italian nuk po mund të rimarrë veten edhe pas disa përpjekjeve për transferime.

Madje, transferet e Milanit nuk po shihen si zgjidhje për të forcuar skuadrën.

Ish-drejtori i Milanit dhe Romiës, Umberto Gandini, i cili gjithashtu ishte i afërt me kthimin në klub së bashku me Ivan Gazidis, foli për Pressing në lidhje me tregun e janarit të Rossonerëve, përcjell ORAinfo.

“Leonardo tha se Ibrahimovic nuk do të arrijë? Ishte shumë e qartë, ai më në fund i shpjegoi të gjithëve situatën e Milanos, e cila nuk mund të bëjë një revolucion, por do të duhet të vazhdojë hap pas hapi sipas kufizimeve që do të vijnë nga dënimi UEFA”, tha Gandini. /ORAinfo/

Komento: