AC Milan, ka zgjedhur objektivin e tyre kryesor për mbrojtjen: Malick Thiaw.
Kuqezinjtë janë gati të bëjnë një përpjekje vendimtare për mbrojtësin pasi u bë e qartë se Trevoh Chalobah nuk do të largohet nga Chelsea, përcjell ORAinfo.
Paolo Maldini dhe Ricky Massara kanë vlerësuar disa qendërmbrojtës gjatë gjithë verës, por nuk është materializuar në asgjë. Dhe pikërisht kur Chalobah u shfaq ‘afër’, Chelsea bëri një kthesë dhe vendosi të bllokojë lëvizjen.
Prandaj, Milani është gati të bëjë gjithçka për lojtarin që është ende në radarin e tyre dhe në dispozicion: Thiaw. Kjo është raportuar nga Calciomercato, ai ka një çmim prej 5-6 milionë euro dhe kuqezinjtë janë gati ta nënshkruajnë atë përgjithmonë./ORAinfo/