Milan nuk ndalet, e mposhtë në derbi Interin

20:05 | 03 September 2022

Sonte është zhvilluar derbi i madh mes Milanit dhe Interit.

AC Milan e ka bërë për vete derbin e madh italian “Derby della Madonnina”.

Kuqezinjtë triumfuan 3:2 ndaj Interit, në një ndeshje të zjarrtë në “San Siro”.

Festivalin e golave e hapi Marcelo Brozovic në minutën e 21-të, i asistuar nga Correa. Por, gëzimi i zikaltërve zgjati vetëm shtatë minuta, pasi Leao barazoi shifrat në minutën e 28-të.

Me rezultatin 1:1 u mbyll edhe pjesa e parë e derbit të madh italian. Me të filluar pjesa e dytë, Milan arriti të shënonte dy gola për gjashtë minuta.

Fillimisht Giroud realizoi për 2:1, para se Leao të shënonte golin e tretë të vendasve dhe të dytin personal sonte.

Edin Dzeko në minutën e 67-të arriti ta ngushtonte epërsinë.

Me këtë fitore, Milani ngjitet përkohësisht në vendin e parë me 11 pikë, kurse Interi zbret në të pestin me dy më pak.

Komento: