
Në ndeshjen e djeshme mes Bolonjës dhe Milanit, Samu Castillejo u detyrua të largohej pas pjesës së parë për shkak të një dëmtimi muskulor.
Në të vërtetë, nuk është lëndimi i parë i muskujve për kuqezinjtë këtë sezon,përcjell ORAinfo.
Një dëmtim tjetër sigurisht që nuk është ai që Stefano Pioli do të donte të shikonte në ndeshjen e mbrëmshme. Nga ana tjetër, lojtarë si Theo Hernandez, Franck Kessie dhe Pietro Pellegri do të jenë në dispozicion të tij për përballjen e së martës.
Sipas MilanNews, Castillejo pësoi një dëmtim të muskujve në përkuljen e kofshës së majtë dje. Lëndimi do të analizohet shumë shpejt dhe kështu nuk dihet ende koha e rikuperimit, por mund të shpresojmë se nuk do të zgjasë shumë./ORAinfo/